Policia njofton për arrestimin e dy personave, femër dhe mashkull, pasi të njëjtit dyshohen se në këmbim të parave kanë lejuar bashkëjetesën e fëmijëve të tyre të cilët janë nën moshën 16 vjeçare.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen, ndërsa viktima femër kosovare të kthehet tek prindërit e saj.


