Rreziku për një krizë globale ushqimore, Kuleba: Duhet marrëveshje brenda dy javësh

PUBLIKUAR

Evropa i ka sytë nga drithi i bllokuar ne Ukrainë. Sipas Ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, zgjidhja më e mirë për eksportimin e grurit ukrainas është nisja e një operacioni ndërkombëtar në Detin e Zi me ndihmën e vendeve mike.

Diplomati shtoi se partnerët duhet të jenë të gatshëm të dërgojnë anijet e tyre për të pastruar ujërat dhe për të shoqëruar kalimin e ngarkesave duke filluar nga Odessa.

“Operacioni bëhet i mundur vetëm me një angazhim serioz nga Rusia për të mos përdorur korridorin për të na sulmuar”, tha Kuleba që nënvizoi se për të shmangur pasojat katastrofike, lirimi duhet të bëhet brenda dy javësh.

Prej javësh miliona tonelata me grurë janë bllokuar në portet e Ukrainën, me Kievin zyrtar që akuzon ushtrinë ruse se po plaçkit sasi të mëdha drithërash./A2CNN

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...