Studim: Konsumimi i sheqerit dhe abuzimi me drogë, dy gjëra shumë të njëjta

PUBLIKUAR

Sheqeri është diçka që e konsumojnë çdo ditë pasi që gjendet në kafe, në çokollatë etj.

Mirëpo, një studim i ri ka zbuluar se konsumimi i sheqerit është i njëjtë si me përdorimin e disa drogave të ndryshme.

Konsumimi i sheqerit dhe abuzimi me drogë i ndryshojnë qelizat e trurit në mënyrë thuajse të njëjtë.

“Qelizat e trurit komunikojnë me njëra-tjetrën dhe me pjesë tjera të trupit dhe nëse ka ndryshim në strukturë atëherë kjo do të ndryshoj atë komunikim, duke ndikuar në sjelljen e njeriut”, thotë një nga hulumtuesit e këtij studimi, Masoor Shariff, transmeton Telegrafi.

Profesoresha Selena Bartlett, thotë se kur konsumojmë sheqer, truri jonë liron dopaminë. Dopamina gjithashtu lirohet kur përdorim drogë dhe na bën të ndjejmë kënaqësi dhe varësi ndaj asaj që kemi konsumuar.

Pas një konsumimi afatgjatë të sheqerit apo abuzimit me drogë, niveli i dopaminës bie, gjë që bën të konsumojmë sasi më të mëdha të substancës pasi që provojmë të kthejmë atë ndjenjën e kënaqësisë prapë.

Kjo do të thotë se mund të vareni nga sheqeri në të njëjtën mënyrë që vareni nga drogat.

Sheqeri është faktori kryesor sa i përket mbipeshës dhe statistikat e reja bëjnë të ditur se mbi një miliard njerëz konsiderohen si mbipeshë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...