Ministri i Jashtëm rus hedh poshtë thashethemet për sëmundjen e Putinit

PUBLIKUAR

Në një intervistë për kanalin televiziv francez TF1, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, hodhi poshtë thashethemet se presidenti Vladimir Putin nuk është mirë me shëndet.

Lavrov tha se duke pasur parasysh se Putini bënte rregullisht paraqitjet publike, nuk mendon se njerëzit e shëndoshë mund të shohin te ky person shenja të një lloj sëmundjeje.

Burime të inteligjencës britanike, u cituan të kenë thënë për mediat, se presidenti rus ishte i sëmurë rëndë javën e fundit, mes spekulimeve të pakonfirmuara  se ai mund të vuante nga kanceri, përcjell Klankosova.tv

Megjithatë, thashethemet për shëndetin e Putinit janë shfaqur periodikisht prej vitesh.

Putini mbush 70 vjet në tetor.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...