“Bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm, por ka rëndësi edhe me kë rrethohesh. Nëse dikush ka qenë ministër i propagandës i Milosheviqit gjatë luftës në Kosovë, ka rëndësi. Nëse autorët nuk marrin përgjegjësi për krimet e kryera, ka rëndësi”.
“Anëtarësimin e Kosovës në NATO e shohim si garancinë e vetme të stabilitetit afatgjatë në rajon. Në nismën ‘Open Balkan’, mund të ketë Ballkan të hapur vetëm nëse e trajtojmë njëri-tjetrin si të barabartë”.
Osmani gjithashtu tha se arsyeja pse Kosova dëshiron t’i bashkohet BE-së nuk është vetëm ajo ekonomike, por edhe e vlerave.
“Kosova dëshiron të jetë pjesë e BE-së, jo sepse ne e shohim atë si një makinë parash, por sepse ne përputhemi me vlerat e saj. Kosova ka harmonizuar sanksionet kundër Rusisë në përputhje me BE-në dhe vendet demokratike. Koncesionet ndaj tiranëve nuk çojnë kurrë në paqe”.
Presidentja e Kosovës edhe këtu përmendi përvojën e popullit të saj të gjenocidit nga regjimi serb.
“Ne kemi përjetuar luftë dhe gjenocid. Agresioni i Rusisë po teston institucionet dhe aleancën tonë. Neve po na bie ndërmend se liria dhe siguria nuk duhet asnjëherë të merren si të mirëqena”.
Në këtë samit janë duke marrë pjesë edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, si dhe ai i Britanisë së Madhe Sir Stuart Peach.