Zelensky shkarkon shefin e sigurisë së Kharkivit: Nuk punoi për të mbrojtur qytetin

PUBLIKUAR

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur për vizitën e tij të dielën në qytetin e Kharkivit, udhëtimi i tij i parë jashtë rajonit të kryeqytetit që nga pushtimi rus.

“Kharkivi pësoi goditje të tmerrshme nga pushtuesit. Ndërtesat e zeza, gjysmë të rrënuara të apartamenteve kanë këtë pamje nga lindja dhe veriu, nga ku gjuante artileria ruse”, tha Zelensky.

Rusia ka humbur tashmë jo vetëm betejën për Kharkivin, jo vetëm betejën për Kievin dhe veriun e vendit tonë,” tha ai. “Ajo humbi të ardhmen e saj dhe çdo lidhje kulturore me botën e lirë”, shtoi presidenti.

Zelensky vlerësoi autoritetet në Kharkiv, por shprehur rezervat për drejtuesit lokalë. “Për fat të keq, nuk mund të them të njëjtën gjë për udhëheqjen lokale të SBU, shërbimit të sigurisë”, u shpreh ai.

Presidenti tha se kishte shkarkuar kreun e SBU-së rajonale, i cili “nuk punoi për të mbrojtur qytetin që në ditët e para të një pushtimi në shkallë të gjerë dhe mendonte vetëm për veten e tij personalisht”.

Zelensky theksoi se “një e treta e rajonit të Kharkiv është ende nën okupim. Ne patjetër do ta ç’pushtojmë të gjithë territorin.”

Duke iu kthyer luftimeve në Donbas, Zelensky tha se 90% e banesave në Severodonetsk ishin dëmtuar. /abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...