Agjencia për Informim dhe Privatësi ndalon përpunimin e të dhënave biometrike në UP

PUBLIKUAR

Agjencia për Informim dhe Privatësi, pasi ka zhvilluar inspektim lidhur me mbikëqyrjen e ligjshmërisë së përpunimit të të dhënave biometrike në Universitetin e Prishtinës, ka konstatuar se Universiteti i Prishtinës ka instaluar pajisje e cila përpunon të dhënat biometrike (tiparet e fytyrës) me qëllim të identifikimit gjatë regjistrimit të hyrjes dhe daljes së punëtorëve gjatë orarit të punës.

Me këtë rast, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka nxjerrë vendim, me të cilin ka ndaluar përpunimin e të dhënave biometrike, si dhe ka obliguar fshirjen dhe shkatërrimin e tyre.

“Ligji Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka përcaktuar se përpunimi i të dhënave biometrike për qëllim të identifikimit të një personi fizik në mënyrë unike, parimisht është i ndaluar. Prandaj, ky përpunim mund të bëhet vetëm nëse domosdoshmërisht kërkohet për sigurinë e njerëzve, pronës, mbrojtjen e të dhënave konfidenciale, dhe sekreteve të bizneseve, nëse kjo nuk mund të arrihet me mjete më të lehta dhe duhet të jetë proporcional me qëllimin e vendosjes”, thuhet në njoftimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...