20 Komuna përfitojnë rreth 1 milion euro për projekte infrastrukturore për komunitete nga MAPL

PUBLIKUAR

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me 20 Komunat përfituese në kuadër të programit për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete në Komunat e Republikës së Kosovës. MAPL do të mbështes 28 projekte në 20 Komuna në vlerë prej 1 milion euro.

 

Komunat përfituese nga programi për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete janë: Prizreni, Lipjani, Rahoveci, Shtimja, Gjilani, Mamusha, Istogu, Kamenica, Hani i Elezit, Mitrovica e Jugut, Gjakova, Obiliqi, Suhareka, Ferizaj, Klina, Skenderaj, Novobërda, Peja, Deçani dhe Kllokoti.

 

MAPL do të vazhdojë të mbështes Komunat për projekte infrastrukturore edhe në të ardhmen me qëllim që këto projekte të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të jetës së të gjithë qytetarëve.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...