Një grua e cila u godit nga një veturë përderisa po e kalonte rrugën në fshatin “Krushë e Madhe” të Rahovecit, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
Gruaja vdiq dje në QKUK, ndërsa trupi i saj u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Aksidenti kishte ndodhur më datën 17 maj, ku përderisa viktima po e kalonte rrugën, u godit nga vetura.


