Presidenti amerikan Joe Biden, ka njoftuar se do të udhëtojë në Teksas gjatë ditëve në vijim për t’u takuar me familjet e 19 fëmijëve dhe dy të rriturve që u vranë nga një person i armatosur në shkollën fillore Robb në Uvalde, sipas mediave të huaja.
Biden ka shtuar se për të është e arsyeshme që të ndodhet pranë familjeve në këto momente.


