Arrestohet një person në Ferizaj për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve

PUBLIKUAR

Policia Rajonale e Ferizajt, mbrëmë rreth orës 18:45, në rrugën ‘’28 Nëntori’’ në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të udhëtarëve i markës BMW me targa shqiptare. 

Gajtë kontrollimit të personave dhe automjetit, tek njëri person “me inicialet K.E ( M/K) i moshës 39 vjeçar, është gjetur një armë zjarri, pistoletë me një karikator dhe 7 fishek , ndërsa janë gjetur edhe sasi e substancave narkotike të llojit marihuanë, një qese e vogël, një cigare e mbushur dhe një pako e letrave ( rizlla), ndërsa si provë materiale arma dhe substanca e narkotikëve  janë sekuestruar”, njofton policia, transmeton Expess.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikeve , substancave psikotrope ose analoge & Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...