Kërkohet paraburgim për policin që dyshohet se theu kamerat e laboratorit të drogës në Zveçan

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e paraburgimit për policin A.R., i cili po dyshohet se ka thyer kamerat e laboratorit të drogës në Zveçan.

Prokuroria thotë se sipas fakteve dhe provave të siguruara, ekziston dyshimi i bazuar se polici i Njësisë për Reagim të Shpejtë, derisa ka qenë në detyrë të sigurimit të vendit të ngjarjes në objektin biznesor në fshatin Izvor, komuna e Zveçanit, me pronar i dyshuari S.N., i ka dëmtuar kamerat e sigurisë që kanë qenë të vendosura në objektin ku është kryer kontrollimi dhe është gjetur laboratori për prodhimin e substancave narkotike si dhe janë gjetur 10 mijë bimë narkotike të llojit marihuanë.

Me veprimet e tij, A.R dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”

I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Seanca për caktimin e paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...