Trusti shkon në Kuvend pa aprovim të Komisionit, pushteti kundër e opozita pro

PUBLIKUAR

Nuk ka kalur në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, rekomandimi për miratim nga Kuvendi të Projektligjit që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti raporton Gazeta Express.

Pesë deputetët e opozitës në Komisionin për Buxhet dhe Transfere kanë votuar pro propozimit që i rekomandon Kuvendit miratimin e Projektligjit për tërheqje nga Trusti. Kurse pesë deputetë të pozitës kanë votuar kundër ndërkaq deputetja Duda Balje ka abstenuar e që ka pamundësuar kalimin e këtij rekomandimi

Kryetari i Komisionit, Armend Muja, ka hedhur në votim propozimin e parë që i rekomandon Kuvendit miratimin e Projektligjit por që s’ka marrë shumicën e votave të deputetëve.

“Ne e hedhim në votim, propozimin e parë. Komisioni i rekomandon Kuvendit që të miratojë në parim Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale. Pesë vota për, pesë kundër dhe një abstenim, ky rekomandim nuk e ka marrë miratimin e Komisionit”, tha Muja.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...