Ka 11 vite që rrugëve të qytetit nuk ecë i vetëm.
Kjo pasi 61-vjeçari Mynur Idrizi nga Kaçaniku gjithmonë shoqërohet nga kali i tij, të cilin e ka quajtur Dori.
Krahas kafshëve të tjera që 61-vjeçari mban, raportin më të veçantë e ka me Dorin.
Madje, gjatë një intervistë për emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”, ai shprehet se tashmë e ka të vështirë të dal jashtë shtëpisë pa të.
Për ta shikuar materialin e përgatitur nga gazetarja Egzona Shahini, klikoni në video. /GazetaExpress/.


