Stacioni policor në Han të Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 20:50 ka pranuar një informacion se në një lokal (kafiteri) në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit ‘në Han të Elezit është një rast lëndim trupor mes dy personave.
Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në dy persona të lënduar të cilët shkak i një mosmarrëveshje ishin përleshur mes vete.


