Për vetëm dy ditë ATK mbledh afro 1 milion euro borxhe

PUBLIKUAR

ër vetëm dy ditë ka mbledhur rreth një milionë euro borxhe.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se trajtimi i borxheve ndaj tatimpaguesve, të cilët nuk ju kanë përgjigjur kërkesave të ATK-së për pagesën e obligimeve tatimore, ka vazhduar me procedura te masave së sforcuara.

“Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme me datë 20 dhe 23 maj 2022 ka zhvilluar aksion tek 14 subjekte biznesore, tek të cila janë ndërmarrë masat e konfiskimit. Aksioni në fjalë është zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Gjilan, ku si rezultat  është arritur që të mbledhin afro 1 milion euro borxhe (939, 290 euro). Po ashtu, nga masat e ndërmarra përveç borxhit të inkasuar është arritur që pjesën tjetër të borxhit ta paguajnë sipas marrëveshjeve- pagesa e borxheve me këste”.

“Ky aktivitet në të njëjtën kohë ka rezultuar edhe me konfiskimin e pasurisë së paluajtshme në vlerë prej 775,053.64 euro, vlerë e borxhit që tatimpaguesit kanë pasur ndaj institucionit. Aksione të ngjashme do të zhvillohen edhe ditëve në vazhdim, tek të gjithë subjektet biznesore që kanë borxhe ndaj ATK-së”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...