Policia publikon rezultatet, interesimi i madh edhe në këto orë (Foto)

PUBLIKUAR

2-1406838689

Policia e Kosovës, sot ka publikuar rezultatet e të gjithë aplikantëve që kanë aplikuar për tu bërë zyrtar policor, mirëpo vetëm 20 prej tyre do ta kenë fatin që të jenë pjesëtar të Policisë së Kosovës.

Në stacionin kryesor policor në Prishtinë në rrugën “Luan Haradinaj”, interesimi i aplikantëve ishte edhe në orët e mbrëmjes.

Disa kishin dalë për ti parë rezultatet e tyre e disa të tjerë për të afërmit e tyre.

Për më shumë se gjysmë ore aq sa qëndroi ekipi i gazetës “Zëri”, në këtë stacion policor, disa nuk mundën ta gjenin emrin e tyre në tabelën e informacioneve që është në hyrje të stacionit.

Një zonjë e cila kishte dalë për të shikuar nëse djali i saj e kishte kaluar testin apo ajo, ajo u ankua se nuk po mund ta gjej askund emrin e djalit, pasi që sipas saj, ky publikim është bërë mjaftë i komplikuar.

“Krejt lëmsh e paskan bërë. Unë edhe nuk po shoh aq mirë edhe shkronjat shumë të vogla nuk po marrë vesh asgjë. Nuk po e di nëse djali im e ka kaluar testin apo jo”, u shpreh ajo.

Po ashtu edhe një tjetër aplikant, i cili nuk deshi të prononcohej, tha për “Zëri-n”, se ka më shumë se gjysmë ore që nuk po mund ta gjej askund emrin e tij.

“Nuk e di pse e kanë komplikuar aq shumë. Unë ka më shumë se gjysmë ore që jam këtu edhe nuk po e di nëse e kam kaluar apo jo testin, sepse nuk po mund ta gjej askund emrin tim. Sot nuk ka punuar ueb faqja e Policisë se unë nuk isha lodhur të vij këtu e të shoh nëse e kam kaluar apo jo testin”, tregoi ai.

Por ndryshe nga këta dy, Gj.B, qytetar nga Prishtina, shumë shpejt mundi ta gjej emrin e tij.

“Po e kisha kaluar testin. Unë nuk pata ndonjë vështirësi që ta gjej emrin tim në këto lista”, tregoi GJ.B.

Ndryshe ky test është mbajtur më 19, 20 dhe 21 korrik./ Zëri/

timthumb

SHIKO MË SHUMË

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena...