Suspendohen dy zyrtarë policorë

PUBLIKUAR

Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar dy zyrtarë policorë të policisë kufitare të dyshuar për “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Sipas IPK-së, zyrtarët policorë kanë qenë të përfshirë në një plan operativ dhe gjatë realizimit të këtij plani operativ dyshohet për lëshime nga zyrtarët përgjegjës.

Për këtë është informuar edhe prokurori i çështjes dhe me autorizim të tij janë ndërmarr veprime të nevojshme lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit dhe janë intervistuar pesë zyrtarë policorë të përfshirë në këtë çështje me dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

“Me rekomandim të IPK-së janë suspenduar dy zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare në Lindje (njëri nga ta me gradën major) përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen më këtë rast”, njofton IPK-ja.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...