Latifi në “New York Medicine College”, diskutohet mundësia e shkollimit të studentëve kosovarë atje

PUBLIKUAR

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi vazhdon të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara. Ai së fundmi atje u takua me kryeministrin Albin Kurti dhe së bashku shkuan në Kolegjin “New York Medicine College”, me seli në New York, aty ku sipas MSH-së u diskutua edhe mundësia e shkollimit të studentëve kosovarë atje, raporton Gazeta Express.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se “ata u takuan me drejtuesit e këtij institucioni, zv.Presidentin Prof. Dr. Salomon Amar, zv.Presidentin për Çështje Qeveritare, Robert Amler dhe zv.Presidentin e Lartë, Michael Newman”.

“Ministri Latifi tha se bashkë me përfaqësuesit e New York Medicine College diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit në shumë projekte të ndryshme sa i përket transformimit të sistemit shëndetësor të Kosovës”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ministria thotë se Latifi “theks të vecantë në këtë takim i dha edhe bashkëpunimit në menaxhimin e shëndetësisë dhe programet e shëndetit publik, arsimimit shëndetësor dhe trajnimit në fusha të ndryshme, si trauma dhe menaxhimi i katastrofave dhe emergjencave”

Ndërkaq, përfaqësuesit e kolegjit amerikan, sipas MSH-së, theksuan se janë të gatshëm për të bashkëpunuar në ato fusha ku Kosova dhe qytetarët e saj kanë interes për ta zhvilluar sistemin e shëndetësisë.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...