Dyshohet se një person ka rënë në lumë në Klinë

PUBLIKUAR

Në lumin e fshatit Deiq të Klinës, disa peshkatarë kanë vërejtur një person që po qëndronte në lumë. Sipas policisë peshkatarët kanë tentuar ta nxjerrin këtë person, por s’kanë arritur.

Në vendngjarje ka arritur policia dhe zjarrfikësit. Janë lajmëruar edhe ekipet e FSK-së.

Aktualisht këto ekipe janë në kërkim të personit në fjalë.

Këto informacione për Gazetën Express i ka dhënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 08:15 nga disa peshkatarë që kanë qenë duke peshkuar në fshatin Deiq komuna e Klinës, kanë vërejtur një person në ujë. Kanë tentu me nxjerrë trupin por pa sukses, në vendin e ngjarjes ka dalë policia, zjarrfikësit dhe janë në kërkim të trupit ose personit që është vërejtë në ujë”, tha Gashi për Gazetën Express.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...