Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mbeti jashtë agjendës, teksa sot në Torino të Italisë u mblodhën ministrat e jashtëm të kësaj organizate ndërkombëtare.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë ka reguar lidhur me këtë duke thënë se Këshilli i Europës duhet të jetë i hapur për vendet që ndajnë vlera të njëjta me të dhe se mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësimin, njofton Klankosova.tv.
“Dyert e Këshillit të Europës duhet të jenë të hapur për anëtarësim të atyre demokracive europiane që ndajnë vlerat e Këshillit të Europës dhe janë të gatshme të përmbushin kriteret e anëtarësimit. Në këtë drejtim, Kroacia mbështet aplikacionin për anëtarësim të Kosovës”, thuhet në reagim.


