Ukraina pranon afër 530 milionë dollarë grante nga SHBA-ja dhe Britania

PUBLIKUAR

Ukraina ka pranuar pothuajse 530 milionë dollarë grante nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania nga fondi i krijuar në Bankën Botërore, ku mund të bëhen donacione për Qeverinë e Kievit, pas nisjes së pushtimit rus.

SHBA-ja ka dhuruar afër 500 milionë dollarë dhe Britania 24 milionë të tjera, të cilat kanë arritur në Ukrainë, bëri të ditur Ministria ukrainase e Financave.

“Këto fonde do të drejtohen për shpenzimet urgjente sociale, humanitare dhe shëndetësore. Por, po ashtu për të mbështetur qytetarët e zhvendosur brenda vendit”, u tha në njoftim.

Senati amerikan ka miratuar pothuajse 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën të enjten, ndërkaq grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) është pajtuar që t’i ofrojë Ukrainës mbi 18 miliardë dollarë fonde.

SHBA-ja, Britania dhe shtetet e tjera, përveç ndihmës financiare, i kanë ofruar Ukrainës edhe ndihmë ushtarake për t’iu kundërpërgjigjur pushtimit që Rusia nisi më 24 shkurt. /rel

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...