Plagosja e dyfishtë në Klinë, policia tregon krejt çka ndodhi

PUBLIKUAR

Pesë persona janë arrestuar dje nën dyshimet për përfshirje në një rrahje të ndodhur në Klinë. Gjatë përleshjes është shtënë edhe me armë zjarri me ç’rast janë plagosur dy persona.

Sipas mjekëve të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar; dy pistoleta, 15 fishekë, dy gëzhoja, një sprej dhe një brisk”, njofton policia, transmeton Express.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË & PJESËMARRJE NË RRAHJE/ Rr. Abedin Rexha, Klinë 18.05.2022 – 13:39. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit janë përfshirë në një rrahje në mes veti. Gjatë përleshjes të dyshuarit kanë shtënë edhe me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave me armë dy të dyshuar janë plagosur. Të plagosurit janë dërguar në tretman mjekësorë, dhe të njëjtit sipas raportit mjekësorë janë jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar; dy pistoleta, 15 fishekë, dy gëzhoja, një sprej dhe një brisk. Me vendim të prokurorit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë ku tre prej të dyshuarave janë dërguar në mbajtje, ndërsa  dy të dyshuarit  tjerë të plagosur janë në tretman mjekësor nën mbikëqyrje policisë.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...