Media gjermane: Pas krizës në Ukrainë, Ballkani tërhiqet nga Putini

PUBLIKUAR

Serbia dhe Bullgaria janë tradicionalisht të afërt me Rusinë, megjithatë kjo po ndryshon pas sulmit të Rusisë në Ukrainë. Dhe një shkëputje nga Rusia, jodomosdoshmërisht sjell një shkatërrim, shkruan media gjermane “Süddeutsche Zeitung”, përcjell Gazeta Express.

Kjo vërehet edhe nga përkrahja e madhe që i jep së fundi Bullgaria Ukrainës, kurse Serbia në votimet e fundit në OKB ka votuar kundër invasionit rus – duke e dënuar atë.

Megjithatë, një mik i vërtetë i Rusisë në Ballkan mbetet Milorad Dodik. Për këtë, media gjermane tregon se Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjën dhe Hercegovinën në Komunitetin Ndërkombëtar, Christian Schmidt, nuk lejohet të flasë në OKB me kërkesë të Rusisë. Kjo përkundër faktit që Bosnja po kalon në një situatë shqetësuese, veçanërisht si pasojë e tendencave destabilizuese të udhëheqësisë serbe me kahje nga Moskva.

Poashtu, Rusia rrezikon të zgjasë mandatin për trupat ndërkombëtare të Eufor-Althea. Russia prej kohësh dëshiron ti largojë trupat ndërkombëtare nga Bosnja, ashtu si edhe zyrën e Përfaqësuesit të Lartë – të paraparë me Marrëveshjen e Dejtonit 1995, që i tha fund luftës së përgjakshme në vendin ballkanik./Gazeta Expres

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...