Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë, Bislimi tregon se çfarë përfshijnë

PUBLIKUAR

Kosova i është bashkuar sanksioneve të reja të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

Në prill Këshilli i Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara prezantuan saknsionet e reja kundër Rusisë. Qeveria miratoi sanksionet e koordinuara me BE-në e SHBA-në, raporton Gazeta Express.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi njoftoi se sanksionet kanë të bëjnë me ngrirjen e aseteve në Kosovë të individëve apo entiteteve të sanksionuara, ndalim të qasjes dhe operimit në treg, ndalim të udhëtimit dhe fondeve.

Me sanksionet e reja, Kosova po ashtu ndalon çdo ndërmarrje të transportit rrugor rus apo bjellorus, me disa përjashtime. Kosova po ashtu ka ndaluar importin e qymirit nga Rusia apo nga shtete që e blejnë nga Rusia.

Kosova po ashtu vendosi masa kufizuese të ngjashme kundër grupit “Wagner”, një entitet ushtarak privat me bazë në Rusi.

“Aktivitetet e këtij entiteti janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, tha Bislimi para miratimit.

Paraprakisht, Ekzekutivi miratoi një projektligj për ta mundësuar zbatimin e sanksioneve të reja kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...