Sindikatat nuk e duan pagën minimale 250 euro

PUBLIKUAR

Kryetari i Këshillit Drejtues të BSPK-së, Ali Gashi, ka thënë se sindikatat nuk janë pro pagës minimale 250 euro.

Sipas Gashit, ky propozim ka shkuar në kuvend pa pëlqimin e sindikatave.

“Është politikë e vetë parlamentit. Ne, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, e kemi bërë të qartë që ky propozim i qeverisë nuk është propozim i dakorduar me sindikatat dhe ka shkuar në parlament pa kaluar përmes këshillit ekonomiko-social”, ka thënë Gashi në Info Magazine.

Ai tha se kanë kërkuar në vazhdimësi që këshilli ekonomiko-social të jetë organi që i propozon qeverisë pagën minimale, e pastaj të shkohet në parlament.

“Ne kërkojmë që kjo çështje të kthehet në këshillin ekonomiko-social dhe të thirret këshilli dhe të dakordohemi për këtë pagë minimale”, shtoi ai.

“Ky ligj bëhet për qytetarët, andaj konsideroj që duhet të dëgjohet zëri i të gjitha kategorive që i mbulon ky ligj. Qeveria duhet ta respektojë legjislacionin që e ka nxjerrë”, vazhdoi Gashi.

Ai tha se duhet të bëhet një analizë e mirëfilltë e gjendjes, në të cilën ndodhet vendi.

“Kërkojmë që të merren për bazë të gjitha kategoritë, që në rast se kalohet një pagë minimale, duke përjashtuar të dilet nga lufta, askush nuk do ta gëzonte atë pagë”, përfundoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...