Sipas tij, ndihma e BE-së për Ukrainën, duke përfshirë edhe këtë të fundit, shkon në rreth 2 miliardë euro.
“Një shtysë e re për mbështetjen ushtarake. Do të ketë më shumë presion ndaj Rusisë përmes sanksioneve ekonomike dhe vazhdim të izolimit ndërkombëtar dhe luftim të keqinformimit”, ka thënë ai.
Ai ka thënë po ashtu se beson që mund të arrihet marrëveshje për vënien e embargos në naftën ruse.
“Jam i sigurt se do të kemi marrëveshje. Neve na duhet ajo dhe do ta kemi atë. Ne duhet të heqim dorë nga varësia prej naftës ruse”, ka thënë ai.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar më 24 shkurt, atë që e quan “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur me sanksione të ashpra ndaj Rusisë, duke shënjestruar ekonominë e shtetit dhe oligarkët rusë./rel