Ekipi i televizionit kinez Phoenix kanë regjistruar momentin e shkatërrimit të një tanku rus, gjashtë kilometra larg korridorit humanitar në Mariupol. Gazetarët raportuan shkatërrimin e tankut rus gjatë lëvizjes së tyre nga Ukraina lindore në Mariupol më 6 maj.
Ngjarja ka ndodhur në drejtim të Azovstal. Në fakt, shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa dhjetëra pjesë të tankut u hodhën lart në ajër. Nuk dihet ende se sa ushtarë rusë u vranë në shpërthim dhe nuk dihet nëse sulmi ishte nga toka apo nga ajri.


