Një dron si ai që ra në Zagreb, tash u rrëzua në Ukrainë

PUBLIKUAR

Ukrainasit njoftuan se rrëzuan një dron zbulues sovjetik Tu-141 dhe këtë e vërtetuan me një video në rrjetet sociale.

Informacioni është interesant duke pasur parasysh se bëhet fjalë për të njëjtin lloj droni që u rrëzua në Zagreb në muajin mars, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index, përcjell Express.

“Ushtria ukrainase rrëzoi një dron të rrallë zbulues sovjetik Tu-141”, thanë ukrainasit.

Ukrajinska vojska tvrdi da je srušila bespilotnu letjelicu Tu-141 Swift
Ukrajinska vojska tvrdi da je srušila bespilotnu letjelicu Tu-141 Swift
00:00
/
00:30

Një dron Tu-141 i prodhimit sovjetik u rrëzua në Zagreb më 10 mars në orët e vona të mbrëmjes në një livadh. Droni kaloi në hapësirën ajrore rumune, ku mbeti vetëm 3 minuta, pastaj përmes hapësirës ajrore hungareze, ku qëndroi 40 minuta. Ai hyri në hapësirën ajrore kroate me një shpejtësi prej 700 kilometrash në orë në një lartësi prej 1,300 metrash.

Pas shtatë minutash në hapësirën ajrore kroate, droni u rrëzua. Nga përplasja janë shkaktuar dëme materiale në veturat përreth, por nuk ka pasur viktima.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...