Të rinjtë në Prishtinë paguajnë pica me 500 euro të falsifikuara, marrin 400 euro kusur origjinal

PUBLIKUAR

Qindra e mijëra euro para që dyshohet të jenë të falsifikuara po vazhdojnë të vihen përditë në qarkullim, në tregun e Kosovës.

Një rast i tillë i ka ndodhur dje një punëtorit të një picerie në Prishtinë, i cili ka pranuar nga një kartëmonedhë prej 500 eurosh që e cila, dyshohet të jetë e falsifikuar.

Siç shkruan sinjali, rasti është raportuar në stacionin policor “Jugu”, ku punëtori ka deklaruar se 500-shen e kishte pranuar nga 3 persona, pasi kishte dërguar një porosi në rrugën “Kadri Halimi”, në Prishtinë, përcjell klankosova.tv.

Duket se kjo është një ‘metodë’ e re për të vënë në qarkullim para të falsifikuara, pasi porosia që kanë marrë tre personat ka kushtuar afër 80 euro dhe punëtori është dashur t’ua kthejë të dyshuarve mbi 400 euro.

Tutje thuhet se në momentin e pagesës, punëtori s’e ka vërejtur se paratë mund të jenë të falsifikuara, por pasi kartëmonedha është testuar në aparat, ka rezultuar e falsifikuar.

Por ky nuk është rasti i vetëm i raportuar në polici për para të falsifikuara.

Edhe një zyrtar i një banke në Drenas ka njoftuar policinë se kanë pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësia policore ka sekuestruar paratë, teksa është iniciuar edhe rast.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...