Putin po përgatitet për një luftë të gjatë, thotë inteligjenca amerikane

PUBLIKUAR

Inteligjenca amerikane po thotë së fundi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po përgatitet për një luftë të gjatë, me fitoren në lindje, e cila mund të mos i japë fund konfliktit.

Ky paralajmërim vie ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë në lindje, ku Rusia po përpiqet të marrë territor, përcjell klankosova.tv.

Moska i ripërqendroi trupat e saj në pushtimin e rajonit të Donbasit pasi Ukraina rezistoi përpjekjeve për të marrë kryeqytetin e saj, Kievin. Por pavarësisht kësaj, forcat e saj mbeten në një ngërç, tha inteligjenca amerikane.

Avril Haines, drejtori i Inteligjencës Kombëtare Amerikane, tha në një seancë dëgjimore të komisionit të Senatit të SHBA të martën se Putini ishte ende duke synuar “të arrijë qëllime përtej Donbasit”, por se ai “përballet me një mospërputhje midis ambicieve të tij dhe aftësive aktuale konvencionale ushtarake të Rusisë”.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...