Franca: Marrëveshja për embargon ndaj naftës ruse mund të arrihet këtë javë

PUBLIKUAR

Ministri francez i Çështjeve Evropiane, Clement Beaune, tha se anëtarët e Bashkimit Evropian mund të arrijnë një marrëveshje gjatë kësaj jave për propozimin e Komisionit Evropian për ndalesën e të gjitha importeve të naftës nga Rusia.

“Mendoj se ne mund të arrijmë marrëveshje gjatë kësaj jave”, tha Beaune për televizionin LCI.

Ai shtoi se presidenti francez, Emmanuel Macron, më vonë gjatë 10 majit, do të bisedojë me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, për këtë çështje.

Hungaria është kritikja më e madhe e embargos mbi naftën ruse.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të hënën se ka bërë përparim në bisedimet me Orbanin, sa i përket kësaj çështjeje.

Më 4 maj, von der Leyen, prezantoi propozimin e KE-së, si pjesë e pakos së gjashtë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Komisioni parashikon që BE-ja të heqë dorë plotësisht nga nafta e papërpunuar ruse dhe produktet e rafinuara deri në fund të vitit. Por, për të miratuar këtë pako të gjashtë të sanksioneve kërkohet mbështetja unanime e 27 shteteve anëtare të bllokut evropian./Rel

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...