Rihapet ambasada amerikane në Kiev

PUBLIKUAR

Ambasadorja në detyrë e SHBA në Ukrainë, Kristina Kvien dhe një grup diplomatësh amerikanë u kthyen sot në ambasadën në Kiev, për herë të parë që nga 24 shkurti, kur filloi sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

Ambasada amerikane në Kiev u mbyll në mes të shkurtit për shkak të shqetësimeve për veprimet ushtarake ruse.

Një grup i vogël diplomatësh amerikanë u transferua më pas në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, para se të transferoheshin në Poloni dhe të ktheheshin herë pas here në Ukrainë.

Megjithatë, më 24 shkurt, Shtetet e Bashkuara pezulluan shërbimet diplomatike në Lviv.

 

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...