Arsyeja se përse asnjëherë nuk duhet ta përdorni aparatin e kafes në hotel

PUBLIKUAR

Dhomat e hotelit shpeshherë kanë komoditet luksoz, por ekziston një pajisje për të cilën duhet të mendoni dy herë para se ta përdorni

Një studim nga Universiteti i Valencës ka treguar sesa të ndyra janë aparatet e tilla, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kanë thënë: “Ne kemi marrë mostra nga dhjetë aparate të ndryshme. Rezultatet tona tregojnë ekzistencën e një komuniteti të ndryshëm të baktereve në të gjitha aparatet”.

Studimi ka testuar aparate të kafes të cilat kanë qenë në përdorim për të paktën një vit. Përderisa aparatet e tilla mund të gjinden edhe në shtëpitë e juaja, kjo nuk do të thotë se në shtëpi janë njësoj të ndyra.

Sipas ekspertëve, në një aparat të tillë të kafes së hotelit gjenden deri në 67 baktere të ndryshme.

Ata sugjerojnë që aparatet të pastrohen thuajse çdo muaj me uthull për të parandaluar shumimin e baktereve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...