U shokua që s’e mirëpritën në Ukrainë, zhbllokohet ngërçi Steinmeier-Zelensky

PUBLIKUAR

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka biseduar në telefon me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky jo shumë ditë pasi nuk ishte mirëpritur në Ukrainë për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë.

Sipas zyrës së presidentit gjerman, çdo gjë është sqaruar dhe se Zelensky e ka ftuar atë ta vizitojë Kyivin, përcjell Gazeta Expresss.

 

Siç shkruajnë mediat gjermane, Steinmeier i shprehu Zelenskyt “solidaritetin, respektin dhe mbështetjen për luftën e guximshme të popullit ukrainas kundër agresorit rus”. Të dy presidentët e përshkruan bisedën si “shumë të rëndësishme” dhe “shumë të mirë”.

“Të dy presidentët ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë”, sipas njoftimin të presidencës gjermane.

Për bisedën shkroi në Twitter edhe Zelensky.

“Pata një bisedë të mirë, konstruktive, të rëndësishme me Presidentin Federal të Gjermanisë, Z. Steinmeier. Faleminderit për mbështetjen e fortë për Ukrainën”, shkroi ai, duke treguar se e ka informuar atë për situatën.

Steinmeier në prill donte ta vizitonte Kyivin së bashku me presidentët e Polonisë dhe të tre shteteve baltike. Megjithatë, ai u refuzua nga pala ukrainase në një njoftim të shkurtër.

Ukraina e ka akuzuar në disa raste Steinmeierin si ish-ministër i Jashtëm dhe një nga drejtuesit e SPD-së përgjegjës për politikën e butë të Berlinit ndaj Moskës. Pak ditë më parë, Steinmeier pranoi se ka bërë gabime në të kaluarën në ndërtimin e marrëdhënieve midis Gjermanisë dhe Rusisë dhe kërkoi falje për këtë.

Pas refuzimit, Steinmeier në një konferencë për media kishte shfaqur tronditje për këtë çështje, derisa kishte njoftuar se kishte pasur në plan të udhëtonte me liderët e parë europianë që kishin shkuar në Kyiv.

“Isha gati për këtë, por si duket – dhe duhet ta pranoj këtë – nuk ishte e mirëpritur në Kyiv”, kishte thënë ai në një konferencë në Poloni.

 

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...