Flamur Sylejmani: Janë gabime, apo është mision?

PUBLIKUAR

Janë gabime, apo është mision? “Demokraci” në të cilën përdoret dhuna për t’i mbrojt gabimet. Mbrohen gabimet për tu realizuar misioni! Kur i radhisim gabimet, nuk mund të themi se gabuam. Radhitja e gabimeve merr emërtim tjetër. Arsyetimi ynë (duke mos dashur ti pranojmë ndryshe përveçse gabime) mundësoj radhitjen. Këto gabime kanë marr aq forcë dhe formë sa që sot janë nën mbrojtjen e shtetit. Mënyra se si mbrohen vërteton se nuk janë thjesht gabime. Janë hapa drejtë realizimit të një misioni që është i kundërt nga qëllimi i sakrificës tonë në vazhdimësi.

Shumë njerëz sot nuk arrijnë ta identifikojnë ketë mision, shumë të tjerë e mbështesin me neglizhencë duke e ngatërruar neglizhencën me qytetari-demokraci, e shumë e shumë të tjerë të dhimbsen pasi që mbështesin të keqën duke e ngatërruar me besnikërinë ndaj idealeve. Nuk dëshiroj ta them, mirëpo duket qartazi “ne zgjohemi vonë” jemi mësuar të mësojmë nga pësimi. Gjë që nuk ngjan me qytetarinë aktive apo shoqëritë demokratike. Jemi aktiv vetëm atëherë kur angazhohemi ta stopojmë aktivitetin. Sepse nuk dëshirojmë të na ndërpriten ëndrrat. Inatet e paarsyeshme na bëjnë ta luftojmë të arsyeshmen. Prandaj e keqja përveç që lulëzon arrin ti rris edhe degët. Ne si shoqëri kemi humbur në kohë duke mbështetur të keqën e vërtetuar, e duke e konsideruar të keqe shumë të madhe të paprovuarën. Prandaj kemi nevojë urgjente të gjithë së bashku të jemi “kundër së keqes, ushtarë pa armëpushim”. “Demokraci” në të cilën përdoret dhuna për t’i mbrojt gabimet. Mbrohen gabimet për tu realizuar misioni! Flamur M. SYLEJMANI

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...