Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Blerta Deliu, ka reaguar ndaj lajmit që u publikua dje nëpër media, i cili thoshte se bashkëshorti i Deliut bën pjesë në listën e uzurpatorëve të pronës publike.
Ajo ka thënë se bashkëshorti i saj nuk ka të bëjë fare me uzurpimin e pronave dhe për një gjë të tillë do të kërkojë informata të hollësishme prej AKP-së, raporton GazetaBlic.
Më poshtë e gjeni të plotë reagimin e saj:
Të nderuar miq,
E nxitur nga lajmet e fundit të cilat si uzurpator të pronës publike nxjerrin edhe emrin e bashkëshortit tim, po përcjell në vazhdim reagimin lidhur me këtë çështje;
Në bazë të nje kontrate për qiramarrje ndërmjet ndërmarrjes shoqërore “Gërmia”, e cila ishte pronare e këtij lokali dhe bashkëshortit, lokali në fjalë është shfrytëzuar prej vitit 1999 deri në vitin 2002, dhe për këtë periudhë kohore është paguar qera mujore, për të cilën posedojmë dëshmi.
Pas skadimit të kontratës në vitin 2002 ky lokal nuk ka qenë asnjëherë në shfrytëzim të bashkëshortit tim dhe rrjedhimisht as që mund të bëhet fjalë për uzurpim të pronës publike
Me sa jemi të informuar, i njejti lokal është shitur në njëren prej valëve të shitjes së AKP-së, prandaj rrjedhimisht familja ime nuk ka të bëj asgjë me cështjen në fjalë.
Se si ka ndodhur që emri i bashkëshortit të figuroj në këtë listë, do të kërkojmë informata më të detajizuara nga AKP-ja!
Lidhur me zhvillimet e mëtejme rreth kësaj cështje, ne nuk kemi informacion të plotë, por te njejtat gjithsesi mund t’i merrni në AKP”.


