Norvegjia mbyll kufijtë dhe portet për mallrat ruse, përjashton anijet e peshkimit

PUBLIKUAR

Norvegjia do të mbyllë kufijtë dhe portet e saj për kamionët dhe anijet ruse, kështu duke iu bashkuar një vargu sanksionesh të vendosura nga Bashkimi Evropian për luftën në Ukrainë.

Por, Ministria e Jashtme e Norvegjisë ka bërë të ditur se anijet e peshkimi përjashtohen nga sanksionet, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Anijet ruse të peshkimit, të cilat shpesh zbarkojnë kapjen e tyre në portet në veri të Norvegjisë, do të marrin përjashtime nga sanksionet. Arkipelagu Arktik Svalbard i Norvegjisë, i cili vepron sipas një traktati të viteve 1920 që lejon aksesin e zgjeruar të huaj, gjithashtu do të përjashtohet” thuhet në njoftimin e ministrisë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...