Klitschko: Rusët vranë 100 civilë në Kiev, mes tyre katër fëmijë

PUBLIKUAR

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë sot se 100 civilë, përfshirë katër fëmijë, janë vrarë në kryeqytet që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë.

Ndërkaq, ai tha se rreth 435 civilë janë plagosur në Kiev, shkruan The Independent Kyiv, transmeton Gazeta Express.

Rusia ka tërhequr forcat nga Kievi disa ditë më parë, duke i dërguar ata në pjesë të tjera të vendit. Megjithatë, sulme vazhdojnë të dëgjohen në Kiev. Edhe dje gjatë vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, pati sulme me raketa në qytet. Për këto sulme foli edhe presidenti ukrainas Zelensky, i cili tha se kjo do të thotë shumë për qëllimet e Rusisë që të poshtërojë OKB-në dhe gjithçka që përfaqëson ajo.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...