Ambasadori i Rusisë në Beograd: Moska është e vendosur, nuk do ta njohë Kosovën

PUBLIKUAR

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksander Boçan Kharçenko, tha se Moska nuk do ta njohë Kosovën, siç e quajti ai, “të vetëshpallur”, dhe se do të qëndrojë në përputhje me politikën e saj.

“Kërkojmë zbatimin e Rezolutës 1244, e cila duhet të zbatohet, si sipas mendimit tonë ashtu edhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha Bocan Kharchenko në emisionin Insajder Tv.

Ai shprehu qëndrimin e Rusisë në përgjigje të pyetjes nëse deklarata e presidentit rus, Vladimir Putin, se Republika Popullore e vetëshpallur e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut u bënë të pavarura në bazë të precedentit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të vendosur për pavarësinë Kosovës, do të thotë ndryshim i qëndrimit të Rusisë.

“Nuk ka sinjale se Federata Ruse mund të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj kësaj çështjeje”, tha ambasadori rus në Serbi, raporton Nezavisne, transmeton Klankosova.tv.

”Pavarësia e Kosovës nuk duhet të lidhet me shkëputjen e Dombasit. Qytetarët e republikave të Donetskut dhe Luhanskut nuk e njohin qeverinë në Kiev, që është rezultat i një grusht shteti të paligjshëm dhe antikushtetues”, tha Kharchenko, duke theksuar se ata votuan në një referendum për t’u shkëputur nga Ukraina, gjë që nuk është rasti me Kosovën.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...