Lipjan, sekuestrohen mallra të kontrabanduara nga Serbia

PUBLIKUAR

Dogana e Kosovës njofton se oficerët e saj doganor kanëbërë bastisje në dy lokacione të dyshuara për posedim të mallrave të kontrabanduara. Bëhet e ditur se malli është kapur nga njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë kontrolleve në Kijevë dhe Lipjan.

 

“Me saktësisht njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ushtruar kontroll në dy lokacione (Kijevë dhe Lipjan) dhe me këtë rast është hasur në mallra pa dokumentacion të prejardhjes, rrjedhimisht i kontrabanduar nga Serbia. Në lokacionin e parë janë gjetur 550 Litra Vaj Ushqimor me origjinë nga Serbia, derisa në lokacionin e dytë janë gjetur rreth 800 Litra Pije Coca Cola me origjinë nga Serbia. Mallrat janë sekuestruar dhe rastet janë referuar në procedurë kundërvajtëse” njofton përmes një komunikate për media Dogana e Kosovës.

Tutje, Dogana e Kosovës zotohet se në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtrojë kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllim parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...