Edhe për blerësit në Evropë, Hyundai përgatit Ioniq 5 me bateri me kapacitet më të madh

PUBLIKUAR

Pas amerikanëve tani edhe evropianë mund të llogaritin në veturën elektrike Hyundai Ioniq 5, bateria e të cilit ka kapacitete prej 77.4 kWh.

Përveç ridizajnimit të modelit Ioniq 5, Hyundai ka përgatitur për blerësit në Evropë opsionin e paralajmëruar më herët, që me vete sjellë baterinë me kapacitet prej 77.4 kWh, që i siguron Ioniqit dhjetëra kuaj-fuqi shtesë për të përshkuar 507 kilometra me vetëm një mbushje të baterisë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë Ioniq 5 akoma do të ofrojë versionin standard në kombinim me bateritë me kapacitet më të vogël 58 kWh.

Hyundai ka përgatitur katër pako të ndryshme, e në kulmin e ofertës është Namsan Edition me të cilin blerësit mund të llogaritin shumë, në veçanti në kapacitetin e madh të baterisë – dy motorë elektrik që në mënyrë të kombinuar prodhojnë 325 kuaj-fuqi.

Ioniq 5 është një veturë kompakte, lehtë e manovrueshme dhe e përshtatshme për ngasje si në terrene malore ashtu dhe në asfalt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...