“AA8”: Një nga targat më të shtrenjta në botë është shitur me çmim marramendës në një ankand

PUBLIKUAR

Targat e automjeteve, veçanërisht ato me më pak karaktere, janë historikisht të shtrenjta.

Një e tillë ishte edhe një targë në Dubai që “rrëmbeu” një shumë të majme në një ankand bamirësie, aq sa tani është ndër targat më të shtrenjta në botë.

E shitur në ankandin e bamirësisë “Numrat më fisnikë”, numri i targës së automjetit AA8 u shit për 35 milionë dirhemë ose rreth 9.5 milionë dollarë, sipas kursit aktual të këmbimit, përcjell Telegrafi.

Targa AA8 nuk është e vetmja targa e shtrenjtë me tri karaktere që është shitur për një shumë të lartë në ankand.

Targat me numrat “F55”, “V66” dhe “Y66” janë shitur të gjitha për mbi një milion dollarë secila. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...