“Jam President i të gjithëve”, Macron flet pas fitores

PUBLIKUAR

Emmanuel Macron e nis fjalimin e tij të fitores duke falënderuar mbështetësit e tij dhe popullin francez, transmeton Gazeta Express.

“Shumica prej nesh kanë zgjedhur të më besojnë mua”, thotë ai.

“Jam president i të gjithëve”

Macron falenderon të gjithë ata që votuan për të dhe thotë se është i vetëdijshëm që shumë e votuan për të bllokuar të djathtën ekstreme. Ai thotë se mendon se edhe për ata që abstenuan dhe gjithashtu ata që votuan për Le Pen, të cilët sot janë të zhgënjyer.

Ai u bën thirrje atyre në turmë që të mos i shajnë ata.

“Që tani e tutje, unë nuk jam më kandidat i një kampi, por president i të gjithëve”.

“Unë u them atyre që votuan për të djathtën ekstreme se përgjegjësia ime dhe e ekipit tim do të jetë të adresoj shqetësimet e tyre.”

Rezultatet në zgjedhjet presidenciale franceze kanë dalur dhe presidenti aktual Emmanuel Macron, i cili ishte favorit për të fituar, ka siguruar një mandat të dytë me 58% të votave, tregojnë projeksionet.

Ndërkohë Marine Le Pen ka marrë 42% të votave, thonë ato.

Këto projeksione të përgatitura nga mediat franceze përdorin një kombinim të rezultateve reale dhe exit poll-eve dhe konsiderohen ultra të besueshme në këtë garë të dyanshme, raporton BBC. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...