Burgu i sigurisë së lartë, ka edhe valë telefoni!?

PUBLIKUAR

burgu-i-siguris-euml-s-euml-lart-euml-ka-edhe-val-euml-telefoni-video_hd

Edhe pse burg i sigurisë së lartë, në të cilin do të vendosen të burgosurit më të rrezikshëm, ky burg e ka një problem.

Burgu në Dyzë të Podujevës, përurimi i të cilit u bë në fund të vitit të kaluar, ende nuk ka mjet për pengimin e valëve telefonike.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve të Kosovës, Shemsi Hajrizi, thotë se mjeti për pengimin e valëve brenda këtij burgu ishte vendosur, por se banorët janë ankuar se kishte diametër edhe përtej burgut.

Brenda dy javëve të fundit, sipas tij, aty janë vendosur 21 të burgosur. Shtatë prej tyre janë të burgosur me rrezikshmëri të lartë. Transferimi i të burgosurve është në proces dhe do të përfundojë deri në fund të vitit.

Hajrizit ka thënë se brenda këtij viti aty do të vendosen 100 të burgosur, që janë të dënuar me mbi 15 vjet burg. Ndërsa, janë 130 oficerë korrektues që e bëjnë sigurimin e këtij burgu. /Rrokum/

SHIKO MË SHUMË

44 aksidente për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

44 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku dy...

Të shtëna në Jezerc të Ferizajt, sekuestrohet një armë

Dje rreth orës 20:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se...

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj, viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma...