Zelensky bën thirrje për tubime në mbarë botën më 24 mars

PUBLIKUAR

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes një video-adresimi, u bëri thirrje qytetarëve në mbarë botën që të protestojnë të enjten, në njëmujorin e nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

“Lufta e Rusisë nuk është vetëm luftë kundër Ukrainës. Kuptimi i saj është shumë më i gjerë”, tha Zelensky teksa foli në gjuhën angleze.

“Rusia ka nisur luftë kundër lirisë”, tha ai dhe shtoi: “Për Rusinë, ky është vetëm fillimi”.

“Rusia po tenton të mposht lirinë e të gjithë popullsisë të Evropës, e të gjithë popullsisë së botës”.

“Është munduar që të tregojë se vetëm forca ka rëndësi”, shtoi ai.

Zelenksy tha se “bota duhet ta ndalë Rusinë. Bota duhet ta ndalë luftën”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mbarë botës që të enjte të dalin në rrugë për të marshuar, duke bartur simbolet ukrainase.

“Dilni në sheshet dhe rrugët tuaja. Bëjeni veten të dukshëm dhe që të dëgjohet zëri juaj. Thoni se njerëzit kanë rëndësi, liria ka rëndësi, paqja ka rëndësi. Ukraina ka rëndësi”, tha ai./rel

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...