Ngjyra e syve të fëmijës suaj nuk varet vetëm nga ju dhe mund t’ju befasojë plotësisht

PUBLIKUAR

Ngjyra e syve të fëmijës suaj do të ndryshojë disa herë në vitin e parë

Rezultati përfundimtar i saj do të varet kryesisht nga gjenetika, më saktë nga ngjyra e syve të prindërve, por edhe të gjyshërve.

Siç e dimë të gjithë, gjenet janë një mrekulli dhe duke i kryqëzuar ato mund të arrihen rezultate krejtësisht të mahnitshme, transmeton Telegrafi.

Ngjyra më e rrallë e syve është pa dyshim jeshilja dhe disa thonë se ato i kanë vetëm fatlumët.

Ja disa shembuj dhe çfarë mund të prisni nga sytë e të porsalindurit:

Me dy prindër me sy blu, ka shumë mundësi që edhe fëmija të ketë sy të kaltër. Përveç kësaj, nëse të dy gjyshërit kanë sy të kaltër, ka më shumë gjasa që edhe fëmija të ketë sy të kaltër.

Nëse njëri prind ka sy kafe dhe tjetri është i çelur (kaltër ose jeshil), fëmija ka pak më shumë gjasa të jetë me sy kafe.

Nëse të dy prindërit kanë sy kafe, gjasat janë më të larta se 75% që fëmija të ketë të njëjtën ngjyrë si prindërit.

Ngjyra më e rrallë e syve është jeshile dhe vetëm 5% e popullsisë së botës e ka këtë ngjyrë.

Shikoni videon se çfarë kombinimesh mund të prisni dhe nëse fëmija juaj ka mundësinë të ketë ngjyrën më të rrallë të syve:

/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...