Rusia reagon për veshjet e astronautëve me ngjyra të flamurit ukrainas: Nganjëherë e verdha është thjesht e verdhë

PUBLIKUAR

Agjencia Ruse e Hapësirës, Roscosmos, ka mohuar që astronautët e saj kanë përkrahur Ukrainën përmes paraqitjes së tyre me veshjet që ngjanin me ngjyrat e flamurit ukrainas.

“Nganjëherë e verdha është thjesht e verdhë”, ka shkruar agjencia, si përgjigje ndaj lajmeve që astronautët rusë i dolën në përkrahje shtetit që po pushtohet nga Rusia, transmeton Gazeta Express.

“Kostumet e fluturimit të ekuipazhit të ri janë bërë me ngjyrat e stemës së Universitetit teknik shtetëror Bauman të Moskës, në të cilin të tre kozmonautët u diplomuan… Të shohësh flamurin ukrainas kudo dhe në gjithçka është çmenduri”, thuhet në reagim.

Drejtori i përgjithshëm i Roscosmos, Dmitry Rogozin deklaroi në kanalin e tij personal në Telegram se kozmonautët rusë nuk kanë simpati për nacionalistët ukrainas.

Fotografitë e astronautëve rusë me homologët e tyre ndërkombëtarë, u shfaqën  të veshur në uniforma të verdha dhe stolisje të kaltra, duke i bindur shumë njerëz se ata protestuan kundër pushtimit të Ukrainës.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...