Reznikov e quan monstër pilotin rus që bombardoi teatrin në Mariupol

PUBLIKUAR

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov  ka reaguar pas sulmit rus mbi godinën e  një teatri në Mariupol ku strehoheshin civilët.

Reznikov është shprehur se piloti rus që bombardoi godinën e civilëve është një “përbindësh”.

Mediat e huaja kanë publikuar fjalimin e tij para Parlamentit Evropian përmes video-lidhjes , ku ka theksuar se piloti e hodhi bombën pavarësisht faktit që kishte fjalën “fëmijë” të shkruar me shkronja të mëdha në dy anët e ndërtesës.

Nuk është e qartë se sa i mbijetuan sulmit, pasi deri më tani nga ndërtesa njerëzit fatmirësisht kanë dalë të gjallë.

“Ju ndoshta keni dëgjuar tashmë se ky teatër që u godit nga raketa, një teatër ku fshiheshin 1200 gra dhe fëmijë. mund ta shikoni nga hartat, dronët që rreth këtij teatri ishin shkruar shkronja të mëdha të ‘fëmijëve’ në mënyrë që piloti i avionit që hidhte bombat të shihte se aty strehoheshin fëmijë, dhe megjithatë, pavarësisht kësaj, ky përbindësh ka bombarduar teatrin”, ka thënë ministri ukrainas.

Ndërkaq CNN ka gjetur imazhin në vend dhe imazhet satelitore tregojnë fjalën “fëmijë” të shkruar pranë ndërtesës përpara se ajo të bombardohej./abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...