Kongresisti amerikan u shkruan pesë vendeve të BE-së: Njiheni pavarësinë e Kosovës

PUBLIKUAR

Kongresisti amerikan Ritchie Torres, i cili po bën fushatë që Kosova të anëtarësohet në BE dhe NATO, u ka dërguar letra ambasadorëve të pesë vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën si shtet i pavarur.

Kongresisti Torres, duke u kërkuar që të ndryshojnë qëndrimin e tyre, u shkroi ambasadorëve të Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës

“Kosova ka qenë e pavarur për 14 vjet, por ka disa vende të BE-së që nuk e njohin këtë. Unë i bëj thirrje Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që të rishqyrtojnë pozicionin e tyre dhe ta njohin Kosovën si një komb të pavarur në mënyrë që Kosova të ketë një rrugë për të hyrë në BE”, ka shkruar Torres, në një postim në Twitter ai, transmeton Telegrafi.

 

Ai thekson se Kosova ka nevojë urgjente që të mbështetet nga këto pesë shtete.

Ditë më parë kongresisti Torres ka thënë se Kosova e meriton anëtarësimin në Aleancën Veriatlantike.

Ai ka theksuar se bërja e kësaj gjëje nga aleatët nuk ka qenë kurrë më urgjente.

“Në sfondin e pushtimit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, Kosova sërish kërkon të jetë anëtare e NATO-s. Disa javë më parë, unë avokova për pranimin e Kosovës në NATO. Bërja e gjësë së duhur nga aleatët tanë nuk ka qenë kurrë më urgjente”, ka theksuar ai, përcjell Telegrafi.

Letrat e tij dërguar ambasadorëve të pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, klikoni KËTU /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...